Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, erdhi sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, raporton InLajmi.
Deputetët e pranishëm në seancë, e pritën me duartrokitje ardhjen e saj në Kuvend.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca, e ndërpreu diskutimin dhe i uroi mirëseardhje, ku ajo shihet e ngritur në këmbë duke i përshëndetur me dorë të gjithë deputetët brenda në sallë.
Kujtojmë se aktorja e njohur para disa jave iu nënshtrua një operacioni, pasi iu rikthye tumori në kokë pas 9 vitesh.
Ndryshe, Matoshi ka pasë shumë mbështetje nga të gjithë kosovarët në lidhje me këtë fatkeqësi që u përball ajo./InLajmi/