Një rrahje në mes të disa personave ka ndodhur sot në rrugën “Shpëtim Robaj” në kryeqytet, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën InLajmi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, rajoni i Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një rrahje të ndodhur në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë. Nga informatat e para dyshohet për një përleshje në mes të disa personave ku disa nga dyshohet të kenë marrë lëndime”,bëri me dije, Borovci
Personat e lënduar janë transferuar për në QKUK për trajtim mjekësor.
Ndryshe, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin./InLajmi/