Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, në seancën e Kuvendit, ka folur në lidhje me Ligjin e Pagave, cili tha se përmes Ligjit për Pagat nuk ngriten pagat, raporton InLajmi.
Tahiri tha se shpeshherë ky ligj po mundohet të portretizohet për t’i ngritur këto paga.
“Shpeshherë po mundohet të portretizohet që ky është ligj me i ngrit pagat. Ky nuk është një ligj me i ngrit pagat, por është një ligj që rregullon paga në sektorin publik dhe që i jep një pagë të dinjitetshme, rreth 70 mijë zyrtarëve publik dhe rregullon një herë e përgjithmonë, pagën bazë, shtesën dhe kompensimin”.
Tutje Tahiri e ka kritikuar Qeverinë po e neglizhon ligjin për paga, e synim për këtë ligj është që bashkërisht ta shtyjmë përpara.
“Ka ndodhur një neglizhencë e cila është ose mungesë e vullnetit politik për të shtyrë përpara këtij projektligj ose pazotësi me u marrë me këtë temë të madhe, ose një dëshirë në agjendën legjislative ose planin e qeverisë, pasi s’ka asnjë veprim të deritanishme. Synimin me këtë debat nuk e kemi që të kemi një betejë partiake politike, por qëllimi jonë është fisnik që bashkërisht këtë ligj me shty përpara”.
Tutje Tahiri e ftoi Qeverinë për diskutim, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje, për Ligjin e Pagave.
“Ju ftoj që diskutimet t’i vendosim në fokus të gjetjes së zgjidhjes, e qysh sot. Të nisim komunikimin e dialogun me palët. Të diskutojmë mbi mundësitë reale buxhetore për zbatim. E ta nxjerrim në dritë një proces aq të rëndësishëm, jo vetëm për punonjësit, por parasëgjithash për të vendosur një sistem të drejtë të pagave”, tha ai./InLajmi/