Ministria e Shëndetësisë duke u bazuar në të dhënat e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik ka bërë të ditur se brenda 24 orëve është raportuar një i vdekur nga koronavirusi, përcjell InLajmi.
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se janë regjistruar 8 raste të reja me koronavirus dhe 16 qytetarë janë shëruar.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.914 derisa në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 314.
Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.647.674 doza të vaksinës./InLajmi/