Kreu i AKR-së Behgjet Pacolli ka reguar ndaj ambasadorit Rus në Beograd, duke i thënë se shumë arrogant, plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës, përcjell InLajmi.
Pacolli ka thënë se ambasadori rus ishte bashkëpunëtor i ngushtë me Presidentin Ahtisari, por ai ka një qëndrim ndryshe për Kosovë.
Ai gjthashtu ka thënë se fjalimi i ambasadorit rus para studentëve në Beograd është shumë i poshtër dhe çdo shef normal në Moskë do ta pushonte nga funkcioni.
Postimi i plotë i tij:
Një diplomat nga një shtet i madh si Rusia, i cili pretendon se radhitet me shtetet e civilizuara dhe demokratike, duhet të jetë i edukuar, i mençur, i urt dhe të sillet sipas kodit diplomatik. Ambasadori i Federatës Ruse në Beograd ka demonstruar që nuk posedon dhe nuk i përmbahet asnjenës dhe si i tillë ai është shumë arrogant, plot urrejtje dhe frustrim ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, edhe pse ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Athisari që ka përshkruar Dokumentin përfundimtar për Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Statusin e Republikës se Kosovës.

Fjalori i tij (para studentëve në Beograd) është aq i poshtër sa çdo shef normal në Moskë do ta pushonte nga funkcioni.
Turp për ju Ambasador Kharchenko! /InLajmi