Ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur se ka filluar negociatat me ministren e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rivzanolli dhe me drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqi, për furnizimin me thengjill, përcjell InLajmi.
Bekteshi ka bërë të ditur se importi me thëngill nga Kosova paraqet një draftë verzion të memorandumit për bashkëpunim.
Ai gjithashtu ka thënë se është duke shpresuar që pas shqyrtimit të të gjithë kapaciteteve dhe nevojave të të 2-ja vendeve të arrijnë deri në një marrëveshje konkrete.
Postimi i plotë i tij:
Fillojmë negociatat për mundësinë e importit të thëngjillit nga Republika e Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Bashkë me zv/drejtorin e ESM-së, Imer Zenkun sot zhvilluam takim me Ministren e Ekonomisë të Republikës së Kosovës, Artane Rizvanollin dhe drejtorin e KEK-ut, Nagip Krasniqin!
Për ta tejkaluar çdo krizë sigurisht se kërkohet bashkëpunim dhe me ministren Rizvanolli u dakorduam që bashkëpunimin tonë të shkëlqyeshëm ta thellojmë edhe më shumë në të ardhmen dhe ta tejkalojmë sa më shpejtë edhe sfidën me krizën energjetike!
Nga sot ne filluam edhe negociatat për importin e thëngjillit nga Republika e Kosovës, ku paraqitëm edhe një draft verzion të Memorandumit për bashkëpunim!
Shpresoj që pas shqyrtimit të të gjithë kapaciteteve dhe nevojave të të 2-ja vendeve të arrijmë deri te një marrëveshje konkrete me çka do të ndikojë drejtpërdrejt në tejkalimin e krizës energjetike në të 2 vendet! /InLajmi/