Valdet Sadiku është ambasadori i ri i Kosovës në Slloveni, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i këtij shteti Borut Pahor i cili edhe ka publikuar një fotografi me të.
Sadiku ia ka dorëzuar sot letrat kredenciale presidentit slloven, Pahor.
“Ambasadori i sapoemëruar i Republikës së Kosovës, Valdet Sadiku, ka dorëzuar letrat kredenciale presidentit të Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor”, thuhet në cicërimën e tij./InLajmi/