I Dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka marrë pjesë në samitin e Ballkanit Perëndimor në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton InLajmi.
Pas këtij takimit, Lajçak ka mirëpritur këtë takim mes ministrave të Jashtëm të vendeve të Ballkanit, ku këtë takim edhe e ka quajtur të frytshëm.
Lajçak tha se nuk ka alternativë për integrimin e rajonit në BE.
Në këtë samit Kosova është përfaqësuar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla
Postimi i plotë i tij:
Takime shumë të frytshme në mes të Mbretërisë së Bashkuar-Bashkimit Evropian plus Ballkanit Perëndimor, sot në Londër. Nuk ka alternativë për integrimin e rajonit në BE. I lumtur që kjo u theksua nga të gjithë pjesëmarrësit. /InLajmi/
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1470437127381045248