Gazetarja Kimete Berisha, i ka reguar ministrës së Drejtësisë, Albulena Haxhiu duke i thënë se kjo e fundit ka dalur në televizion duke treguar se në popullin e Kosovës nuk ka drejtësisë për njerëz, por për pula, përcjell InLajmi.
Berisha ka shkruar se mund të dënohesh njëjt si e vodhe vezën e pulës, dhe si e mbyte njeriun.
Berisha gjithashtu ka shkruar se Haxhiu ka thënë se kriminelët e mëdhënj nuk arrestohen se vjedhin shpejt e ikin shpejt, ndërsa hajnat e vegjël i harrojnë këpucët në kaçak të pulave.
Postimi i plotë i saj:
Ministresha e Drejtësisë në baza të rregullta (del në TV) dhe i tregon popullit se në Kosovë nuk ka Drejtësi për njerëz, veç për pula ka drejtësi.
Për shkak të paqartësisë se ‘a është më e vjetër veza a pula’, dënohesh si vodhe vezë si pulë, njësoj t’kap ligji, si me mbyt një njeri.
Ministresha ka lënë të kuptohet se kriminelët e mëdhenj nuk arrestohen, shkaku se nuk vakarrohen, vjedhin dhe ikin shpejt nga vendi i
ngjarjes, dinë me vjedh,
kurse hajnat e vegjël i harrojnë kundrat në kaçak të pulave.
Prokuroria ia lë fajin Gjykatave, Gjykatat ia lënë fajin Prokurorisë.
Askush askend nuk e bën hesap për njeri.
– Pse në Kosovë (pra), ekziston ministria e Drejtësisë?
– Për të treguar se në Kosovë nuk ka Drejtësi!
P.S. …kjo ish e trentë! /InLajmi/