• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 8 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Gërvalla në Samitin për Ballkanin Përendimor: Kosova është përballur me kërcënime nga Serbia

J G nga J G
13 December 2021
në Kosovë
0 0
0
Gërvalla në Samitin për Ballkanin Përendimor: Kosova është përballur me kërcënime nga Serbia
0
SHPERNDARJE
40
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla ka marrë pjesë në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe, përcjell InLajmi.

Gërvallë ka thënë se Kosova është përballur me kërcënime nga Serbia, duke theksuar se Serbia para pak javësh ka dërguar automjete të blinduara, trupa dhe aeroplanë luftarakë në kufirin me Kosovën.

“Nacionalistët serbë po e kërcënojnë Kosovën me luftë, po provokojnë ndarje në Bosnje dhe Hercegovinë, siç bënë edhe në vitin 1991”, ka thënë ajo.

Tutje ajo ka thënë se Kosova nuk është e vetmja që po kërcënohet por që ka një përshkallëzim të retorikës nga Serbia, edhe ndaj disa vendeve tjera të rajonit, e përmend provokimin që po i bëhet ndarjes në Bosnjë e Hercegovinë.

Gjithashtu Gërvalla ka komentuar edhe deklaratat e ministrit serb Vulin, rreth masakrës së Reçakut duke e quajtur qëndrimin e tij si “gënjeshtër e pastër”.

Gërvalla ka lavdëruar edhe Qeverinë, duke thënë se që kur mori detyrën qeveria e re, Policia e Kosovës ka iniciuar gjithsej 1.401 raste që ndërlidhen me krime serioze, duke përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Si dhe ka pohuar se janë tejet të përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe se po e riorganizojnë vendin tonë sipas mënyrës evropiane.

Gërvalla shton se kemi arritur në një fazë që është shumë më e rrezikshme nga sa janë të vetëdijshëm ose të gatshëm ta shohin disa, të paktën në BE dhe bën thirrje të menjëhershme për veprime të shpejta për ata që po e kërcënojnë paqen jo vetëm në Ukrainë por edhe në rajonin tonë.

Postimi i plotë i Ministrisë së Punëve te Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës:

Ministrja e Punëve te Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës znj. Donika Gërvalla, ka marrë pjesë sot në Samitin e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Londër të Britanisë së Madhe, organizuar nga sekretarja Liz Truss dhe ministri Wendy Morton.

Shefja e diplomacisë kosovare duke falënderuar Mbretërinë e Bashkuar për përkrahjen e vazhdueshme, ka theksuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave evropiane, me theks të veçantë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gërvalla ka thënë se përkundër progresit që është bërë që nga formimi i qeverise së re, Kosova është përballur me kërcënime nga Serbia.

Shefja e diplomacisë ka vënë në pah se Serbia para pak javësh ka dërguar automjete të blinduara, trupa dhe aeroplanë luftarakë në kufirin me Kosovën.

Megjithatë kryediplomatja kosovare ka thënë se Kosova nuk është e vetmja që po kërcënohet por që ka një përshkallëzim të retorikës nga Serbia, edhe ndaj disa vendeve tjera të rajonit.

Gërvalla e ka quajtur gënjeshtër të pastër edhe qëndrimin e ministrit serb Vulin, rreth masakrës së Reçakut.

Më poshtë e gjeni të plotë fjalimin e ministres Gërvalla.

E nderuara Sekretare Truss,

Të dashur kolegë,

Të nderuar shkëlqesi dhe mysafirë,

Jam me të vërtetë e nderuar të marr pjesë në këtë takim si e ftuar e Mbretërisë së Bashkuar, e cila u bë shpëtimtare e popullit tim në çastin më të errët të historisë sonë; këtë nuk do ta harrojmë kurrë.

Jemi mbledhur këtu sot në një çast tejet vendimtar.

Vendi im, Kosova, ka bërë një kthesë të madhe pas zgjedhjeve në fillim të këtij viti, duke u bërë udhëheqëse e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Ballkan. Që kur mori detyrën qeveria e re, Policia e Kosovës ka iniciuar gjithsej 1,401 raste që ndërlidhen me krime serioze, duke përfshirë korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ne jemi tejet të përkushtuar ndaj vlerave evropiane dhe jemi duke e riorganizuar vendin tonë sipas mënyrës evropiane. Këtë vit kemi parë një rritje rekorde prej 10%, si dhe rritje të deklarimeve tatimore e të të hyrave doganore. Si qeveri kemi një shkallë të jashtëzakonshme miratimi.

Kur përmendim këto zhvillime optimiste, nuk mund të mbyllim sytë ndaj realitetit në lëmenj të tjerë.

Fqinji ynë verior, Serbia, e ka kërcënuar vendin tonë me luftë para pak javësh, duke dërguar automjete të blinduara, trupa dhe bile edhe aeroplanë luftarakë në kufirin tonë, ndërsa ambasadori rus në Serbi iu bashkëngjit trupave dhe e mirëpriti këtë akt agresioni.

Kosova nuk është e vetmja që kërcënohet. Kemi të bëjmë me një përshkallëzim sistematik të retorikës, ku si shembuj të freskët mund të përmendim lëvdimin zyrtar që iu bë kriminelëve të luftës si Ratko Mladiq nga një aleat i afërt i Presidentit Vuçiq, Ministri Vulin, dhe gënjeshtrën e tij e pastër vetëm pak ditë më parë në lidhje me njërën prej masakrave më mizore në Kosovë, masakrën e Reçakut, e cila kishte nxitur një ndryshim të shpejtë në qëndrimin e Perëndimit karshi Kosovës.

E gjithë kjo nuk po ndodh rastësisht. Udhëheqësia aktuale serbe po e rrit në mënyrë sistematike propagandën dhe gjuhën e urrejtjes në kuadër të programit të qeverisë për ta sulmuar Perëndimin dhe NATO-n për ndërhyrjen humanitare dhe për ta barrikaduar Serbinë prapa një qasjeje agresive, përsëri, kundër fqinjëve të saj.

Në këtë drejtim, Qeveria e Serbisë e ka miratuar edhe zyrtarisht një strategji e cila përdor një version të riformuluar të ideologjisë së “Serbisë së Madhe” e cila çoi në katastrofë në Ballkan në vitet e 1990-ta. Në vitin 2021 një zyrtar qeveritar thërret për “Botën Serbe” dhe sërish nacionalizmi serb thotë që të gjithë serbët e rajonit duhet të jetojnë nën sundimin serb, siç tha z. Vulin në verën e këtij viti në prani të z. Vuçiq.

Nacionalistët serbë po e kërcënojnë Kosovën me luftë, po provokojnë ndarje në Bosnje dhe Hercegovinë, siç bënë edhe në vitin 1991, si dhe po përpiqen të destabilizojnë së brendshmi edhe vendet e tjera. Këto nuk janë incidente të veçuara; ato janë pjesë e një fushate sistematike për destabilizimin e rajonit, e ndërmarrë nga Rusia dhe përfaqësuesja e saj Serbia. Vetëm para disa javësh u detyruam të largonim nga vendi ynë dy diplomatë rusë për shkak se përbënin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare.

Kemi arritur në një fazë që është shumë më e rrezikshme nga sa janë të vetëdijshëm ose të gatshëm ta shohin disa, të paktën në BE. Por nevojitet veprim i shpejtë e i menjëhershëm, si dhe komunikim i qartë me ata që po e kërcënojnë paqen jo vetëm në Ukrainë, por edhe në rajonin tonë.

Po deshëm ta shpëtojmë paqen duhet të veprojmë me mençuri dhe shpejt. Mbretëria e Bashkuara padyshim që do të jetë në anën tonë në këtë betejë për stabilitetit dhe paqe. Dhe për këtë jemi vërtet mirënjohës. Nëse jemi të suksesshëm, do të vazhdojmë me atë që duhet të jetë preokupimi ynë kryesor: bashkëpunimi për të mirën e vendeve tona dhe të qytetarëve tanë.

Faleminderit shumë. /InLajmi/

Tags: Donika GërvallaMinistria e Punëve të Jashtme e KosovësSamiti për Ballaknin Perëndimor
Postimi i mëparshëm

Jasharaj për deklaratat e Kurtit: S’është faji i jonë që ndërrohen qeveritë çdo muaj

Postimi tjetër

Miratohet Projektligjini për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe mjaft i nxehtë veror, temperaturat pritet të jenë deri në 35 gradë celsius

7 June 2025
Haradinaj pas vizitës në BIK: Kemi shumë sfida, uroj të na i çel Zoti rrugët, e meritojmë
Kosovë

Haradinaj pas vizitës në BIK: Kemi shumë sfida, uroj të na i çel Zoti rrugët, e meritojmë

6 June 2025
PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: Të jemi pranë atyre që kanë nevojë
Kosovë

PDK-ja viziton Bashkësinë Islame për Kurban Bajram: Të jemi pranë atyre që kanë nevojë

6 June 2025
Drejtuesit e policisë në BIK, myftiu vlerëson bashkëpunimin me institucionet e sigurisë
Kosovë

Drejtuesit e policisë në BIK, myftiu vlerëson bashkëpunimin me institucionet e sigurisë

6 June 2025
Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë
Kosovë

Falet namazi i Kurban Bajramit në Kosovë

6 June 2025
Moti në Kosovë, “pranveror”
Kosovë

Festa e Bajramit fillon me diell dhe vranësira të pakta lokale

5 June 2025
Postimi tjetër
Miratohet Projektligjini për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit

Miratohet Projektligjini për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit

Lajmet e fundit

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

A keni parë ndonjëherë liqen që duket me ujin si qumësht?

8 June 2025
Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

Ana për Kevinin: Është zgjedhja më e mirë që e kam bërë – ndihem e plotësuar me të

8 June 2025
Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

Protesta masive në Madrid: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Pedro Sanchez

8 June 2025
Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

Veliaj kërkon lirimin nga burgu, Apeli shqyrton masën e sigurisë të hënën

8 June 2025
Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”

Arrestohet një polic në Shqipëri, u kap duke iu marrë para kosovarëve në hyrje të stadiumit “Air Albania”

8 June 2025
Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

8 June 2025
Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë

Presidenti i ri polak është kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE, por përkrah Kievin në luftën kundër Rusisë

8 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu