Reshjet e borës nuk kanë pasur të ndalur gjatë tërë natës së mbrëmshme, përcjell InLajmi.
Por edhe përkundër kësaj, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë bërë me dije se të gjitha rrugët janë të kalueshme.
“Sipas informatave nga terreni nga menaxherët rajonal dhe të Autudhëve gjendja e rrugëve është e mirë.
Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme përpos në viset malore dhe duhet vozitur me kujdes të shtuar.
Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve.
Edhe rrugët malore, Kullë,Bogë, Bajgorë, rrugët janë të hapura.
Kërkojmë nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe”, bëhet me dije përmes njoftimit të kësaj Ministrie.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës:
Njoftim për gjendjen e rrugëve
Prishtinë

12 dhjetor 2021
Sipas informatave nga terreni nga menaxherët rajonal dhe të Autudhëve gjendja e rrugëve është e mirë.
Te gjitha rrugët janë të qarkullueshme përpos në viset malore me duhet vozitur me kujdes të shtuar.
Kompanitë kanë intervenuar gjatë tërë natës në pastrimin e rrugëve.
Edhe rrugët malore:Kullë,Bogê, Bajgore rrugët janë të hapura.
Kërkojmē nga ana e vozitësve që të respektojnë rregullat e vozitjes gjatë kësaj kohe!/InLajmi/