Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar deri më sot 137 pako të supozuara me fletëvotime, në procesin e përsëritjes së raundit të 2-të të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit.
Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj.
Ai tha se nuk përjashtohet mundësia që brenda zarfit të jenë një apo 2 fletëvotime, por kjo sipas tij, do të vërtetohet kur të përfundon votimi.
“Deri në raportimin e djeshëm kanë arritur 137 pako me fletëvotime të supozuara, që i bie 137 zarfe mirëpo kjo nuk e përjashton mundësinë që brenda zarfit munden me qenë edhe 1 apo 2 fletëvotime më shumë, mirëpo nuk e dimë saktë deri në ditën kur bëhet vlerësimi”, tha Ahmetaj, për FrontOnline
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që periudha për përsëritjen e votimit përmes postës për rundin e 2-të të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit të fillojë më 29 nëntor dhe të përfundojë më 13 dhjetor.
Të drejtën për të votuar përmes postës e kanë vetëm votuesit të cilët janë regjistruar si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 10 korrik – 18 gusht 2021.
Numri i votuesve jashtë Kosovës për Komunën e Dragashit është 1.090.
Ky rivotim erdhi pasi që Gjykata Supreme ka vendosur që votat e ardhura me postë nga jashtë për Komunën e Dragashit të mos njihen.