Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama sot nga kryetari në largim Shpend Ahmeti përveç që mori fjalë të mira e urime, ia bëri me dije se në krye të Prishtinës do të ketë shumë punë, përcjell InLajmi.
“ Bile dje të kam thënë flejë sonte se këto 4 vjet ke me pas pak gjumë. Unë tu qeshë kam ardh e tu qeshë po shkoj”, tha Ahmeti.
Tutje, Ahmeti vazhdoi bisedën me batuta, ku njëra nga batutat e shumta ishte se mezi s’po pret që t’i shkruaj dikush nga qytetarët se u bllokua kanalizimi.
“Mezi s’po pres të shkoj nga këtu edhe kur të më shkruan dikush ‘s’po bënë kanalizimi’ edhe me i tregu që nuk jam më”, ka thënë Ahmeti.
Ndryshe, këto batuta të 2-ve, por sidomos të Ahmetit kanë shkaktuar të qeshura gjatë tërë kohës./InLajmi/