Kryetari i ri i zgjedhur në Komunën e Gjilanit, Alban Hyseni, ka bërë të ditur se ka firmosur dokumentin e dorëheqjes së tij nga pozita e deputetit, përcjell InLajmi.
Ai ka falënderuar të gjithë kolegët e tij pa dallim partie, për bashkëpunimin gjatë gjithë kësaj periudhe.
‘’Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit’’, ka shkruar ai.
Ndryshe, ky veprim i kryetarit Hyseni ka ardhur pas zgjedhjes së tij si kryetar i Komunës së Gjilanit.
Postimi i plotë i tij:
Sot firmosa dokumentin e dorëheqjes nga pozita e deputetit. Ju faleminderit të gjithë kolegëve pa dallime partiake, për bashkëpunimin gjatë kësaj periudhe.
Tani na presin detyra të reja dhe hapjen e një kapitulli të ri për Komunën e Gjilanit./InLajmi/