Shërbimi Korrektues i Kosovës ka shënuar sot 22 -vjetorin e themelimit, derisa gjatë konferencës është thënë se kohërat e vështira të tranzicionit kanë përfunduar dhe se është koha ta ketë identitetin e merituar, raporton InLajmi.
Në këtë konferencë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Shërbimi Korrektues ishte shndërruar dhe ishte përballur me probleme, interesa politike, duke zbehur imazhin e tij dhe pjesë-pjesë e kanë njollosur.
“Ky mision është fisnik e humanitar. Problemet që kemi trashëguar nuk mund t’i përfundojmë brenda kohës së shkurtër. Ministria e Drejtësisë ka përfunduar projektligjet të shërbimit korrektues. Ne kemi shumë punë para vetes dhe bashkërisht do t’i adresojmë problemet qe kemi. Shpreh vullnetin që t’i avancojmë të drejtat e burgosurve”, deklaron Haxhiu.
Nga ana tjetër zëvendësdrejtori i Shërbimit Korrektues, Ali Gashi, tha se e kanë misioni ngritjen e nivelit më të lartë të bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë.
“Si rezultat i punës, shërbimi korrektues ka arritur përparime të dukshme. Për të siguruar në nivel të lartë është fokusuar në nivelin e ngritjes së sigurisë, trajtimin e burgosurve dhe ofrimin e shumë shërbimeve. Shërbimi korrektues ofron akomodim, ngrohje, higjienën personale. Shërbimi Korrektues ka shumë punëtorë profesional. Imazhi i Shërbimit Korrektues është shumë më i mirë”, shprehet Gashi.
Ministrja Haxhiu në fund të kësaj ceremonie ka ndarë mirënjohje për zyrtar të Shërbimit Korrektues, qendra operative e ShKK, Xheneta Jusufi, Aida Aliu, qendra Lipjan Alban Gashi, Nazlie Fejzullahu. /InLajmi/