Donaldi sonte ka marrë një surprizë gjigande nga prindërit e tij.
Ani pse fillimisht surpriza u nis nga një poezi e Romës, por që produksioni kishte zgjedhur që t’i sillte vetëm prindërit
Derisa takoi prindërit, këta të fundit i thanë se ndjehen krenar me të dhe me lojën që ai po bën.
Por, kur Arbana iu tha të përshëndetej, nëna Emanuela i afrohet sërish djalit të saj, Donaldit dhe i thotë diçka mjaft të fortë.
“Besoji vetëm zemrës tënde, askujt tjetër, besoji zemrës siç i ke besuar edhe jashtë”, ka qenë mesazhi që ajo i tha në vesh, derisa i pëshpëriti edhe gjëra të tjera por që nuk u dëgjuan, përcjell Top Chanel
Kujtojmë se ishin fjalët e Meridianit, ato që ndryshuan lojën e Donaldit, pasi i tha se njerëzit jashtë ( referuar Bora Zemanit) kanë vazhduar jetën e tyre, e jashtë njihesh si Donaldi i Bora Zemanit, dhe kjo bëri që banori i Big Brother VIP të ndryshonte rrënjësisht.
