Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrugën Ahmet Krasniqi në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku, përcjell InLajmi.
Për Gazetën InLajmi ka dhënë detaje zëdhënësi i Policisë Agron Borovci i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur mes një automjeti dhe një biçiklisti, dhe sipasoj e kësaj është lënduar një person.
“Rreth orës 17:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në mes të një automjeti dhe një biçiklisti. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person, ndërkohë që njësiti i trafikut po merret me rastin”, ka deklaruar Borovci. /InLajmi/