Përfaqësuesja e Kosovës në Basketboll ka shënuar fitore ndaj Danimarkës me rezultat 78-73, përcjell InLajmi.
Dardanët në këtë ndeshje arritën që t’i fitonin 3 çerekët e parë me nga 5 pikë secilin, ndërsa në çerekun e fundit ata u mposhtën me 9-të pikë diferencë.
Kosova në çerekun e 4-ërt e kishte një epërsi të lartë, prej 19 pikësh por në fund ishin 5 pikë vendimtare që i dhanë fitore. /InLajmi/