Nesër bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Malishevës, përcjell InLajmi.
Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga faqja e Komunës së Malishevës, në Facebook.
“Nesër, më 24.11.2021, në ora 09:00, bëhet pranim -dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Malishevës”bëhet me dije.
Ndryshe, pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kryetari i zgjedhur i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, do të merr detyrën nga kryetari Ragip Begaj
Njoftimi i plotë i Komunës së Malishevës:
Nesër bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Malishevës
Malishevë, 23 nëntor
Nesër, më 24.11.2021, në ora 09:00, bëhet pranim dorëzimi i detyrës së Kryetarit të Komunës së Malishevës.
Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, kryetari i zgjedhur i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, do të merr detyrën nga kryetari Ragip Begaj.
/InLajmi/