Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Gjilan, saktësisht në fshatin Vërbicë e Kmetovcit, përcjell InLajmi.
Sipas policisë i arrestuari ka qenë duke transportuar 2 lopë pa dokumentacion të rregullt.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Fsh. Vërbicë e Kmetovcit, Gjilan 20.11.2021 – 05:15.Njësitet policore kanë ndaluar një kombi të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull kosovar i cili po transportonte 2 lopë pa dokumentacion të rregullt. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /InLajmi/