U zbulua se është përzgjedhur si opinioniste në emisionin e dashurisë “Love Story 2”, përkrah Robert Aliajt dhe Jerina Lalajt.
Në një postim të ndarë në rrjete sociale, Bleona konfirmon se është pjesë e këtij shoë pavarësisht se është beqare.
“Pavarësisht se kam gjithë jetën në sytë e publikut, jeta ime private ka qenë gjithmonë shumë e shenjtë. Unë jam e lirë si individ, por besoj tek vlerat – unë besoj tek familja”.
“Dhe uroj që çdo kush nga këta të rinj që ka ardhur në këtë shou ta gjejë dashurinë e vërtetë. Dashurinë pa kushte, pa kompromise! Edhe pse marrëdhëniet tuaja do të zhvillohen nën monitorimin e kamerave, shpresoj që jeni të vërtetë në emocionet e juaja”, ka shkruar Qereti, shkruan Insajderi.
Kujtojmë që ky është sezoni i dytë i programit të dashurisë, “Love Story”.
