Anëtari serb i presidencës së Bosnja dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, një ditë përpara udhëtimit në Ankara të Turqisë, ka thurur lavde për liderin e këtij vendi, Rexhep Taip Erdogan.
Siç raportojnë mediumet në Bosnje, Dodik do të udhëtojë përgjatë ditës së sotme për në Ankara.
“Dua t’i shpjegoj se e konsideroj një lider të madh të një shteti dhe kombi të madh, natyrisht i interesuar për të mbështetur dhe ndihmuar boshnjakët në kuptimin politik. Për sa i përket kësaj, unë shoh hapësirë që të mund të flasim”, ka deklaruar Dodik.
Anëtari i Presidencës së BH-së Milorad Dodik tha se do të diskutojë me presidentin turk mundësinë e mbajtjes së një takimi midis presidentëve të Turqisë, Serbisë dhe Kroacisë me krerët e tre partive kryesore në BeH për të stabilizuar situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, transmeton Lajmi.net.
Ai vlerësoi se Erdogan është një njeri që nuk është i gatshëm të bëjë asgjë në BeH që do të ishte e dëmshme për serbët dhe kroatët