Ju mund të kultivoni krizantema gjatë gjithë vitit, ato janë të preferuara të shumë njerëzve, sepse lulëzojnë shumë edhe gjatë muajve të ftohtë
Sipas besimit popullor, këto lule tërheqin lumturinë dhe largojnë energjinë negative, ndaj është mirë t’i keni në oborr ose në tarracë.
Krizantemat e para të verdha u mbollën në kopshte në Evropë në shekullin e 17-të. Për shkak të ngjyrës karakteristike të luleve, botanisti Carl von Linné e quajti krizantemën “lule të artë”.
Që atëherë e deri më sot, ne shohim ngjyra, forma dhe madhësi të ndryshme të këtyre luleve
Krizantemat do të lulëzojnë deri në fund të vjeshtës. Janë të qëndrueshme, por kanë nevojë për mbrojtje nga ngricat e para.
Nëse jetoni në një zonë ku dimrat janë të butë, mund t’i lini lulet në oborr, t’i hiqni lulet e tepërta, t’i krasitni dhe t’i mbuloni me plastmasë për t’i mbrojtur nga ngricat.
Nëse dimrat në zonën tuaj janë të ftohtë dhe të ashpër, rimbillni lulet në arka druri ose saksi, në dhé të ri e të freskët, transmeton Telegrafi.
Gjatë dimrit lërini të qëndrojnë në një vend të freskët ku temperatura është 5-8 ºC por aty ku ka dritë. Mbajeni tokën me lagështi.
Kur krizantema zgjohet nga gjumi dimëror…
Në pranverë, kur krizantema zgjohet nga letargjia dhe kalon rreziku i ngricave të vona të pranverës, është e nevojshme të krasitni degëzat e thata 2-3 cm mbi tokë.