Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Rusi ka arritur në nivel rekord për të 2-tën ditë radhazi në kohën kur vendi po përballet edhe me rritje të numrit të rasteve, për të cilin është fajësuar shkalla e ulët e vaksinimit.
Task-forca qeveritare kundër koronavirusit të Mërkurën raportoi 1.189 të vdekur, duke e tejkaluar rekordin e një dite më parë me 1.178 viktima.
Ky ishte rekordi i 3-të i shifrës së viktimave në 4 ditë, pasi 1.161 të vdekur u raportuan më 31 Tetor, shkruan Free Europe.
Përpos të vdekurve, autoritetet raportuan për 40.443 raste të reja të infeksioneve në 24 orët e fundit, përfshirë 6.827 vetëm në Moskë, transmeton Gazeta Express.
Rusia e ka numrin më të madh të të vdekurve nga pandemia në Evropë me 242.060 viktima. Kjo shifër është e 4-ta në botë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.