Deputeti i Kuvendit të Kosovës Fadil Nura, ka dhënë dorëheqja nga pozita e dij si deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Nura tha se jam angazhuar me përgjegjësi për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, i cili tha se nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me pergjegjësinë e kryetarit të Komunës
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë,
Ju njoftoj se kam dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit në Parlamentin e Republikës, ku me përgjegjësi jam angazhuar për të mbrojtur përveç tjerash edhe interesat e komunës sonë.
Nderin e njëjtë do ta kem edhe tani t’ju shërbej, vetëm se me pergjegjësinë e kryetarit të Komunës, për çka mëzi pres të nisim angazhimet për punë të mëdha që na presin./InLajmi/