Kryeministri Kurti në mbledhjen e mabjtur të Qeverisë , ka thënë se janë duke punuar për një pako masash për t’iu dalur në ndihmë qytetarëve që të tejkalojnë vështirësitë financiare, përcjell InLajmi.
“Ju ftoj ta ruani qetësinë, po punojmë për një pako masash që do t’i ndërmarrim që do t’iu vijnë në në ndihmë t’i tejkaloni vështirësitë financiare”.
Kurti tha se është duke u bërë një fushatë ndaj Qeverisë duke i fajësuar për rritjen e çmimeve të produkteve.
“Fushata që në qendër ka fajësimin e Qeverisë, për efekt mund të ketë veçse shtrimin e terrenit për manipuluesit për të ngritur çmimet duke e përkeqësuar situatën, ndërsa në anën tjetër do të nxisë frikë, nervozë e panik te qytetarët si konsumatorë”.
Gjithashtu Kurti tha se rritja e çmimeve dhe produkteve esenciale në vend ka ndikuar nga pasojat e pandemisë në ekonomië globale e që po e afektojnë edhe Kosovën
“Pasojat e pandemisë në ekonominë globale po e afektojnë edhe Kosovën duke ndikuar në rritjen e çmimeve të shumë produkteve esenciale, gjithsesi kjo rritje me ritëm shumë të shpejtë ndikoi edhe në shtetet më të zhvilluara”, ka thënë Kurti./InLajmi/