Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar letër urimi kancelarit Alexander Schallenberg-ut, me rastin e zgjedhjes si Kancelar Federal i Austrisë, përcjell InLajmi.
Kurti e ka uruar atë për marrjen e detyrës, duke theksuar se jam i bindur që marrëdhënjet tona tradicionale do të forcohen dhe do të thelloehn edhe më tej.
“Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj marrëdhëniet tona tradicionalisht të forta dhe të mira do të thellohen edhe më tej”, ka thënë ai.
“Duke theksuar se qeveria jonë e re është e orientuar drejt reformave dhe e etur për të përmbushur të gjitha kriteret që na afrojnë më shumë me Bashkimin Evropian, kryeministri Kurti ka theksuar që së bashku me popullatën e re, do të sjellim ndryshimin për të cilin ka nevojë vendi dhe rajoni”, thuhet mes tjerash në komunikatë./InLajmi/