Los Angeles Lakers e kanë arritur fitoren e tyre të parë të sezonit në NBA, duke e mposhtur Memphis Grizzlies me 3 pikë diferencë 121-118
Carmelo Anthony ka qenë basketbollisti më i mirë i ndeshjes me 28 pikë, 3 kërcime, një asistim e 3 bllokada.
Teksa, Anthony Davis shtoi 22 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa LeBron James me 19 pikë.
Ja Morant ishte më i miri te Grizzlies me 40 pikë dhe 10 asistime, transmeton Klankosova.tv.
Lakers në ndeshjen e ardhshme do të përballen me San Antonio Spurs.