Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 14 Tetor
14 Tetor 1913 – Aksidenti në një minierë qymyrguri në Senghenydd të Anglisë u mori jetën 439 personave.
14 Tetor 1933 – Adolf Hitleri njoftoi mospjesëmarrjen e tij në Konferencën e Çarmatimit në Gjenovë (Itali) dhe largimin e Gjermanisë nga Lidhja e Kombeve.
14 Tetor 1947 – Piloti testues amerikan, (Chuck) Charles Elwood Yeager, u bë njeriu i parë që kaloi shpejtësinë e zërit me avionin “Bell X-1”.
14 Tetor 1964 – Çmimi Nobel i Paqes iu akordua priftit amerikan me ngjyrë, Martin Luther King.
14 Tetor 1968 – Atleti amerikan, Jim Hines, u bë njeriu i parë që vrapoi 100 m në më pak se 10 sekonda (9,95) gjatë Lojërave Olimpike në Meksikë. Ky rekord qëndroi i pathyeshëm deri në vitin 1983.
14 Tetor 1973 – Në protestën studentore për një qeveri demokratike në Tajlandë humbën jetën 77 persona dhe u plagosën 857 të tjerë.
14 Tetor 1981 – Hosni Mubaraku u bë president i Egjiptit pas atentatit vdekjeprurës ndaj Anwar Sadatit. Mubaraku qëndroi në krye të shtetit egjiptian për 30 vjet.