Ish-ambasadori i Holandës në Kosovës, Robert Bosch, reagon ndaj aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës në Veri, transmeton InLajmi.
Bosch ka shkruajtur në Facebook se BE-ja po e tregon paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën.
Ai shkroi se Borrell duhet ta marrë mundimin që ta njohë realitetin se veriu drejtohet nga banda kriminale.
‘Përsëri BE -ja tregoi paaftësinë e saj në lidhje me Kosovën. #borrel de facto duke i kërkuar policisë të mos dalë kundër kontrabandistëve, po të kishte marrë mundimin të njihej me realitetin në veri të Kosovës ai do të kishte ditur se veriu drejtohet nga banda kriminale dhe koha nuk është kurrë herët për të dalë kundër tij. Pra, edhe nëse reagimi i dhunës, ai duhet ta lavdërojë atë’./InLajmi/
