Më shumë se 1.76 milionë njerëz janë prekur nga përmbytjet e mëdha në provincën Shanxi të Kinës, sipas mediave lokale, transmeton InLajmi.
Shiu i rrëmbyeshëm javën e kaluar çoi në shembjen e shtëpive dhe shkaktimin e rrëshqitjeve të tokës në më shumë se 70 rrethe dhe qytete në provincë.
Përmbytjet vijnë më pak se 3 muaj pasi shirat ekstremë në provincën Henan lanë më shumë se 300 të vdekur.
Administrata Meteorologjike e Kinës tha për mediat vendase se reshjet e mëdha dhe stuhitë po pengojnë përpjekjet e shpëtimit, përcjell BBC.
Autoritetet thanë agjencisë se më shumë se 120.000 njerëz janë transferuar dhe zhvendosur urgjentisht dhe se 17.000 shtëpi janë shembur në të gjithë provincën Shanxi./InLajmi/