Pas dëshmive që platformat e Facebook, dëmtojnë fëmijët kjo kompani do të prezantojë disa veçori duke përfshirë nxitjen e adoleshentëve për të bërë një pushim nga aplikacioni për ndarjen e fotografive Instagram dhe “nxitjen” e adoleshentëve që të mos shikojnë të njëjtën përmbajtje që nuk është e favorshme për mirëqenien e tyre, transmeton InLajmi.
Facebook-u me qendër në Menlo Park, Kaliforni po planifikon të prezantojë kontrolle të reja për të rriturit e adoleshentët në baza fakultative, në mënyrë që prindërit ose kujdestarët të mbikëqyrin atë që fëmijët e tyre po bëjnë në internet.
Këto nisma vijnë pasi Facebook njoftoi në fund të muajit të kaluar se po ndërpriste punën në projektin e tij Instagram for Kids. Por kritikët thonë se planit i mungojnë hollësitë dhe ata janë skeptikë se tiparet e reja do të ishin efektive, shkruan AP.
Kontrollet e reja u përshkruan nga nënkryetari i Facebook për çështjet globale, i cili bëri xhiro në emisione të ndryshme të lajmeve, ku ai ishte i ftuar në lidhje me Facebook përdorimin e algoritmeve si dhe rolin i tij në përhapjen e dezinformatave të dëmshme përpara trazirave të Kapitolit të 6 Janarit./InLajmi/