Vizitën e parë si ushtrues detyre e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku, e bëri në Klinikën e Onkologjisë.
Atje ajo tha se si institucion janë të përkushtuar në sigurimin e barnave dhe në përgatitjen e planit nacional për sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit, njofton Klankosova.tv
Në anën tjetër drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, njoftoi se shumë shpejtë do fillojnë me shërbimet e mamografisë mobile nëpër komuna që nuk kanë aparate të diagnostikimit të kancerit të gjirit.