Një tërmet me magnitudë 5,2 ballë ka ndodhur në provincën Bushehr në Iranin jugperëndimor.
Sipas një deklarate nga Qendra Sizmologjike e Universitetit të Teheranit, tërmeti, epiqendra e të cilit ishte në rrethin Gunave të provincës Bushehr, u regjistrua në orën 04:45 sipas kohës lokale.
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas tërmetit, ekipet e kërkimit dhe shpëtimit janë dërguar në rajon, ndërkohë, njoftohet se katër persona janë lënduar deri më tani.