Gazetari Valon Syla, ka komentuar zhvillimet e fundit mbi situatën në veri dhe marrëveshjen e arritur në Bruksel, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtë javë Kurti ka përjetuar një “boomerang” të vërtetë.
Ai tha se Kurti ka nisur këtë aksion me shpresë për të fituar vota, ngaqë ka paraparë sondazhe të ulëta në zgjedhje.
Postimi i plotë i tij:
Albin Kurti ka përjetuar këtë jave se çka do me thane “bumerangu”. Jo ai haleti australian qe e shohim neper filma qe kur e gjun t’kthehet mrapa, por një bumerang klasik politik kur e merr nje veprim tu mendu që perfiton, e masnej te kthehet turive.

Me dialogun e Qeverive tjera, keq e mire, qashtu qysh ka qene, me Thaçin e me tjerët pas tij të partive institucionaliste si LDK sidomos, qe kane besu përnime në Republiken e Kosoves, ata gjithmonë strukturat paralele i neutralizuan, duke i inkuadru disa prej tyre në Polici te Kosoves në Veri, poashtu Dogana e Kosoves dhe gjykatat paralele u mbyllën. Policet e kishin shenjen REPUBLIKA E KOSOVES ne krah. UNMIK e KFOR nuk kishte rrugëve, prej Prishtines e deri ne Bërnjak apo Merdare… ku ishte shtrirë autoriteti republikan i Kosovë.
Kurti, tu shpresu me fitu nej vote ekstra pas katrahures qe po e parasheh ne sondazhe dhe per me ndrru temen rreth presionit amerikan qe e ka per gazperquesin, fillon nje aksion me njesitet ma elitare te Republikes se Kosoves, duke rreziku jeten e tyre dhe paqen tone, per me instalu “reciprocitet” ne tabela, nje çështje minore teknike qe eshte pune e brendhsme e MPB e jo per armatimin dhe personelin ma te rendesishem qe kemi, me i lane qe 12 nete ne barrikada aty ne zgafelle te ujkut, ku cdo nate me altoparlant cetniket jane tu i sha me motra e me nana.
Tash ne Bruksel, Bini dhe Bisli perjetojne humbje te trefishte fale paaftesise dhe mungeses elementare te njohurise dhe eksperiences, por edhe burrnise:
1) e pranojne me diskutu me Serbine per situaten dhe çështjet e brendshme teknike për Kosoven.
2) E kthen KFOR-in ne rruget e Republikes se Kosoves me mandatin 1244, të 10 qershorit 1999.
3) E largon Kosoven nga dialogu per njohje te ndersjelle duke e kthyer ne dialog teknik per ceshtje teknike qe nuk kane fund. E vetmja menyre mi mbyll keto eshte me perfundu dialogun politik, por per kete Kurti nuk e ka guximin. Ndersa pas zgjedhjeve lokale, duket se s’ka me pas as shumicen e votes shqiptare./InLajmi/