Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, tha se takimi në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për dialog, është i pamundur momentalisht të sjell marrëveshje për çështjen e veriut.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar të mërkurën takime të ndara me kryenegociatorin e Prishtinës për dialogun, Besnik Bislimin dhe atë të Beogradit, Petar Petkoviq.
Ymeri thotë se takimi është zhvilluar vetëm për të shprehur qëndrimet e tyre 2 shtetet.
“Po mendoj që trysni ka pasë dhe do të ketë trysni, gjykuar ndaj deklarimeve publike, një lloj trysnie ndaj të 2-ja palëve, po ka qenë pastaj në shumë kuptime në atë se çfarë mendojmë dhe mendoj se ka pasë një far dallimi në mes asaj që ka thënë BE-ja dhe Uashingtoni por kryesisht ka qenë parandalimi i tensionit të një situate”.
“…në këtë situatë, marrëveshja është e pamundshme, ose duhet të heq orë Serbia nga aplikimi i këtyre tabelave të përkohshme dhe t’i pranojë tabelat e Kosovës, gjë që është e pamundur tash, ose të heq dorë Kosova gjë që edhe kjo po duket e pamundur. Vërejtja kryesore që është ndaj Kosovës nuk është zbatimi por mënyra sesi është bërë në veri, vazhdon të jetë problemi që e ka Perëndimi karshi Kosovës”.
Ndërsa sa i përket vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, në Kosovë, Ymeri për EO, thotë se është agjendë e planifikuar më parë, nuk është vizitë e veçantë për çështjen e veriut.
“Nuk do të isha çuditë nëse si takim është planifikuar më parë dhe ka rastisë në këtë kohë, nuk mendoj që shtetet e BE-së dhe SHBA-ja e kanë pasë të pritur këtë mënyrë të sjelljes së Kosovës. Pasi tash po duket që nuk kemi pritur përgjigjen e këtyre shteteve për të vepruar. Në këtë drejtim, vizita e Von der Leyen dhe situata nuk kanë qenë të lidhura paraprakisht por tash natyrisht që janë pjesë e diskutimeve”.