YouTube ka thënë se do të heqë përmbajtjet që përhapin dezinformata për të gjitha vaksinat e miratuara, duke zgjeruar ndalimin e pretendimeve të rreme në lidhje me vaksinat e koronavirusit, transmeton InLajmi.
Videot që thonë se vaksinat e miratuara janë të rrezikshme dhe shkaktojnë autizëm, kancer ose infertilitet janë ndër ato që do të hiqen, tha kompania.
Politika përfshin edhe mbylljen e llogarive të ndikuesve anti-vaksinë.
Gjigandët teknikë janë kritikuar se nuk po bëjnë më shumë për të kundërshtuar informacionet e rreme shëndetësore në faqet e tyre.
Në korrik, Presidenti amerikan Joe Biden tha se platformat e mediave sociale ishin kryesisht përgjegjëse për skepticizmin e njerëzve në vaksinim duke përhapur dezinformata, dhe apeloi që ata të trajtojnë çështjen, shkruan BBC.
YouTube, e cila është në pronësi të Google, tha se 130.000 video u hoqën nga platforma e tij që nga viti i kaluar, kur zbatoi një ndalim të përmbajtjes që shpërndante dezinformata rreth vaksinave./InLajmi/