Kandidati i PDK-së, për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar Reqanin, përcjell InLajmi.
Totaj ka uruar Ditën e Boshnjakëve, duke thënë se ka bashkëbiseduar me qytetarët për planet e projektet qe do realizojë në mandatin e ardhshëm.
Ai tha se do të punojë shumë që të rikthejë gjallërinë e munguar fshatrave të Prizrenit.
Postim i plotë i tij:
Kafja shijon më mirë në Reqan nën shoqërinë e miqve e qytetarëve. Në Ditën e Boshnjakëve, bashkëbiseduam me qytetarët në sheshin e fshatit duke diskutuar për planet e projektet që si kryetar i Prizrenit do t’i realizoj gjatë mandatit të ardhshëm. Në katër vitet e ardhshme, do të punojë shumë që t’ia rikthejmë jetën e gjallërinë e munguar fshatrave e qytetit tonë./InLajmi/