• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Ky është synimi final i projektit të gazsjellësit, flasin nga MCC-ja

J G nga J G
28 September 2021
në Kosovë
0 0
0
Ky është synimi final i projektit të gazsjellësit, flasin nga MCC-ja
0
SHPERNDARJE
64
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Projekti për kyçjen e Kosovës në tubacionin ekzistues të gazit në Maqedoninë e Veriut ndërlidhet me synimet globale të dekarbonizimit deri në vitin 2050. Tubacioni i gazit, në rast se do të aprovohet dhe ndërtohet nga Kosova si rezultat i bashkëpunimit me MCC-në, duhet të jetë i gatshëm që më vonë të shfrytëzohet edhe për transportin e hidrogjenit, derisa gazi do të përdoret përkohësisht. Këtë ekskluzivisht e kanë konfirmuar për Express nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, derisa nga MCC-ja për Express kanë konfirmuar se janë në diskutime të vazhdueshme me Qeverinë e Kosovës për projektin e gazit dhe kanë dhënë detaje lidhur me projektin.

Çështja e projektit që do t’i mundësonte Kosovës lidhjen në tubacionin aktual të gazit që gjendet në Maqedoninë e Veriut ka nxitur debat dhe përplasje brenda Kosovës, meqë është projekt që është propozuar nga MCC-ja amerikane dhe Qeveria e Kosovës ende s’ju ka kthyer një përgjigje definitive nëse do ta përkrahë si të tillë.

Lidhur me këtë çështje, Gazeta Express ka marrë përgjigje nga MCC-ja (Millenium Challenge Corporation – Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit), të cilët kanë konfirmuar se Qeveria e Kosovës me ndihmën e MCC-së është ende në procesin e zhvillimit të një propozimi përfundimtar sa i përket projektit të kyçjes në tubacionin e gazit.

“Një element thelbësor i modelit të MCC-së është shteti si pronar, që nënkupton se programet zhvillohen dhe udhëhiqen nga vendet partnere. Zhvillimi i një projekti në sektorin e gazit është identifikuar si një investim potencial për gjatë analizës fillestare, si dhe me projekte të tjera si kapacitetet e energjisë, reduktimi i humbjeve teknike dhe zhvillimi i fuqisë punëtore. Megjithatë, Qeveria e Kosovës, me ndihmën e MCC-së është ende në procesin e zhvillimit të një propozimi përfundimtar kompakt. Përgjatë kësaj faze zhvillimore, Qeveria e Kosovës do të shfrytëzojë studimet e fizibilitetit, vlerësimet e ndikimit mjedisor dhe social dhe hulumtime e analiza të tjera për të përcaktuar më tej propozimin e saj, duke përfshirë projektet potenciale”, ka thënë për Gazetën Express Marc Rockwell-Pate, zëdhënësi i MCC-së.

“Ashtu si me të gjithë partnerët tanë, MCC mban dialog të hapur, transparent, dhe të vazhdueshëm me Qeverinë e Kosovës. Qeveria e Kosovës, me ndihmën e MCC-së, është ende në procesin e zhvillimit të një propozimi zyrtar kompakt”, ka shtuar tutje Rockwell-Pate i pyetur nëse kanë marrë ndonjë përgjigje zyrtare nga Qeveria e Kosovës lidhur me projektin e gazsjellësit.

Por çfarë përmban në vete projekti për kyçjen e Kosovës në tubacionin ekzistues të gazit që ndodhet në Maqedoninë Veriore. Lidhur me këtë, detaje ekskluzive për Gazetën Express ka dhënë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Nga Ambasada amerikane kanë thënë se zhvillimi i një projekti të tillë që ndërlidhet me gazin natyror do t’ua mundësonte përdoruesve të energjisë një opsion më efikas të energjisë termike, dhe për më shumë do të kontribuonte në përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe rezultateve shëndetësore.

Siç ka treguar ky zyrtar amerikan në Ambasadën e SHBA’së në Prishtinë, shumica e financave për tubacionin e gazit natyror që ndërlidhet me Maqedoninë e Veriut dhe më pas edhe me sistemin e larmishëm të Greqisë do të jepen nga Banka për Rindërtim dhe Zhvillim dhe WBIF.

Ky tubacion i gazit që do t’i mundësojë Kosovës të lidhet me rrjetin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, do të dizajnohet në atë mënyrë që të jetë i gatshëm edhe për transportin e hidrogjenit, me qëllim të arritjes së objektivave për dekarbonizim deri në vitin 2050. Pra, gazi do të përdoret si karburant tranzit derisa Kosova të jetë e gatshme për përdorimin e hidrogjenit.

Derisa ka sqaruar se ky projekt nuk ndërlidhet me gazin natyror të lëngshëm e as me ndonjë burim tjetër të gazit amerikan.

“Tubacioni do të dizajnohet që të jetë i gatshëm edhe për hidrogjen, duke u përgatitur kështu për objektivat e dekarbonizimit 2050. Projekti nuk lidhet me gazin natyror të lëngshëm (LNG) dhe as me ndonjë burim tjetër të gazit amerikan. Ai do t’i japë Kosovës mundësinë për të përdorur gazin si një karburant transit derisa të jetë e gatshme për të përdorur hidrogjenin”, ka shtuar tutje ky zëdhënës.

Ndërkohë MCC’ja ka propozuar edhe disa projekte të tjera që ndërlidhen me fushën e energjetikës, meqë konstatojnë se mangësitë e sektorit të energjisë në Kosovë janë duke penguar rritjen ekonomike dhe duke dëmtuar bizneset. Megjithatë projekti për kyçjen në gazsjellës është ai për të cilin është punuar më shumë.

“Një faktor kyç që pengon rritjen e fuqishme ekonomike të Kosovës është infrastruktura e papërshtatshme, veçanërisht infrastruktura energjetike. Derisa Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme në sektorin energjitik, paqëndrueshmëria e furnizimit të tanishëm me energji elektrike nga qymyri rrit kostot e operimit për kompanitë dhe kufizon konkurrencën e tyre. Ndërprerjet e shpeshta të energjisë ndërpresin prodhimin dhe veprimtari të tjera që krijojnë të ardhura, duke imponuar kosto për bizneset dhe familjet dhe duke penguar investimet. Për të lehtësuar shkaqet rrënjësore të kësaj shtrëngese detyruese, qeveria amerikane po punon me Qeverinë e Kosovës në zhvillimin e projekteve të propozuara që Bordi i Drejtorëve të Korporatës Së Sfidave të Mijëvjeçarit do t’i konsideronte për një Grant potencial në vitin 2022”, ka shtuar tutje.

Lidhur me projektin e kyçjes së Kosovës në gazsjellës ka folur ditë më parë edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka konfirmuar se janë duke vazhduar diskutimet dhe se Kosova ende s’mund të japë përgjigje rreth projektit pa e ditur koston finale të tij.

“MCC apo ndonjë organizat tjetër nuk do të financonte tërë projektin, nganjëherë kjo është diçka që është thënë, kemi të bëjmë me një investim disa herë më të madh se kaq, ndërsa granti i MCC do të mund të përdorej për financimin e një pjese të investimit”, ka deklaruar Rizvanolli.

Tags: GaazsjellësiMCCProjekt
Postimi i mëparshëm

Refuzohet padia ndaj ministres Haxhiu në rastin “Vicianumin” në Vushtrri

Postimi tjetër

Totaj: Programi jonë është mbështetjen e bizneseve

Të ngjajshme Postime

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, temperaturat maksimale deri në 33 gradë celsius

19 June 2025
Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje stabile
Kosovë

Gruaja që u godit nga vetura në Prishtinë është në gjendje stabile

18 June 2025
Lëndohen dy persona në aksidentin mes 3 veturave në Skenderaj
Kosovë

Aksident në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, lëndohet një person

18 June 2025
Moti për ditën e sotme
Kosovë

Sikurse situata në botë edhe moti sot pritet të jetë i destabilizuar

18 June 2025
Postimi tjetër
Totaj: Programi jonë është mbështetjen e bizneseve

Totaj: Programi jonë është mbështetjen e bizneseve

Lajmet e fundit

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

20 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu