Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për media pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, ka folur edhe për çështjen e Ballkanit të Hapur, raporton InLajmi.
Edi Rama, para Albin Kurtit, ka rikonfirmuar edhe njëherë qëndrimin e tij për Ballkanin e Hapur, duke thënë se është rruga e duhur dhe rruga e përbashkët.
“Kam pasur shumë mesazhe edhe të drejtpërdrejta edhe përmes rrjeteve sociale këto ditë për shkak të situatës së krijuar nga Kosova, ku pavarësisht larmisë së toneve dhe të ngjyrimeve, një ishte po tani a je i bindur që nuk bëhet ballkani i hapur me Serbinë? Dhe përgjigja e ime është se tani jam më i bindur se që isha që Ballkani i Hapur është rruga jonë. Dhe kur them rruga jonë, them rruga jonë e përbashkët, për të mirën tonë të përbashkët, dhe ka një dallim sipas meje, në mes të nacionalizmit dhe patriotizmit. Nacionalizmi do të thotë të duash ta shohësh tjetrin keq, patriotizmi do të thotë të duash ta shohësh vetën mirë”, ka deklaruar Rama./InLajmi/