• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 23 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

PSD pas reciprocitetit me targa: Nga kriza në krizë, drejt përjetësimit të konfliktit

J G nga J G
22 September 2021
në Kosovë
0 0
0
PSD nuk do të merrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 Tetorit
0
SHPERNDARJE
21
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

PSD ka reaguar pas vendosjes së reciprocitetit nga ana e Qeverisë së Kosovës nepërmjet targave me Serbinë, përcjell InLajmi.

Nga kjo parti kanë thënë se ne 10 vitet e fundit të dialogut janë udhëhequr nga fjala e mendësia e kompromisit.

Gjithashtu kanë thënë se problemi i targave krijoi një problem tjetër: bllokimin e rrugëve magjistrale.

“Nëse qasja e Qeverisë së re mbi dialogun i ngjan kësaj të targave, atëherë e dimë me siguri se nuk po shkojmë drejt një marrëveshjeje përfundimtare, por drejt një konflikti të përhershëm. Asnjë masë konkrete e asnjë marrëveshje nuk mund të vlerësohet si e izoluar dhe e pavarur”, thuhet në reagimin e PSD-së.

Postimi i plotë i PSD-së:

Nga kriza në krizë, drejt përjetësimit të konfliktit

Kosova filloi vendosjen e tabelave provë ndaj shtetasve të Serbisë, siç po bënte prej kohësh Serbia ndaj nesh. Problemi i targave, letërnjoftimeve, fusnotës dhe të gjitha marrëveshjeve të pjesshme është mungesa e marrëveshjes politike me Serbinë. Secili veprim i Kosovës duhet të jetë i drejtuar kah ky qëllim. Veprimi me targat, sado korrekt që mund të duket, i kontribuon mirëmbajtjes dhe përjetësimit të problemit.

10 vitet e fundit të dialogut janë udhëhequr nga fjala e mendësia e kompromisit. Jemi futur në rrugë e procese teknike pa u’a ditur fundin. Ka rrezik që 10 vitet e ardhshme t’i humbim nën shenjën e ekstremit tjetër. Të sillemi sikur jemi të vetëmjaftueshëm, sikur nuk na duhet marrëveshja finale dhe njohja nga Serbia.

Ky qëndrim përvidhet e formësohet prej 2 vitesh. Prej pozicionit historik, mbrojtës e çlirimtar, Kosova po shkon drejt një qëndrimi destruktiv e moskokëçarës. Ky qëndrim është i arsyetuar pa asnjë mëdyshje përmes reciprocitetit si parim udhëheqës. Përtej faktit se shpesh mund të jetë i përdorshëm e praktik, pyetja që shtrohet është se deri në çfarë mase mund të universalizohet si parim? Diskursi mbizotërues e ka bërë këtë nocion një shënjues që organizon secilën fjalë mbi vlerat njerëzore. Reciprocitetit po i nënvendosen vlera universale si barazia e liria, ose po bëhet sinonim i tyre. A është vërtetë kështu? Reciprociteti është parimi i talionit në marrëdhëniet midis shteteve. Si koncept, ai nënkupton ekzistencën e përhershme të palëve me interesa të ndryshme (të dyja partikulare) e disponim armiqësor. Ky regjistër informohet prej natyrës së egër hobsiane, kurse reciprociteti si rregullatori i kësaj dhune. Veç kësaj, a duhet vepruar siç vepron armiku yt në secilën situatë. Ta zëmë, Serbia vazhdimisht dhe heshturazi përmes presioneve të ndryshme ekonomike, policore e administrative bën dëbimin e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës. A duhet t’i përgjigjet Kosova me të njëjtën monedhë tek serbët?! Për neve jo. Parimi ynë është barazia e paqja midis popujve, kurse i përgjigjemi me antifashizëm secilës përpjekje për pushtim.

Cili ishte qëllimi i veprimit me targat? Reciprociteti? Pse nuk vazhdon atëherë me dokumentet e udhëtimit? Tregtia ka edhe më shumë peshë. Serbia ka shitur mbi 100 milionë euro mallra prej fillimit të vitit.

Në anën tjetër, problemi i targave krijoi një problem tjetër: bllokimin e rrugëve magjistrale. Bllokimi i rrugëve mban faktikisht edhe kufirin jofunksional, por Qeveria thotë se nuk i pengon kjo gjë. Bllokimi siç duket do të vazhdojë. Përvoja nga e kaluara na thotë se kjo situatë përfundon në tavolinë bisedimesh.

Nëse qasja e Qeverisë së re mbi dialogun i ngjan kësaj të targave, atëherë e dimë me siguri se nuk po shkojmë drejt një marrëveshjeje përfundimtare, por drejt një konflikti të përhershëm. Asnjë masë konkrete e asnjë marrëveshje nuk mund të vlerësohet si e izoluar dhe e pavarur.

Në situatën konkrete nuk duhet të lejojmë që asnjë veprim të na çorientojë nga qëllimi kryesor që është marrëveshja përfundimtare përmes njohjes reciproke. Secilin veprim e secilën sjellje duhet ta vlerësojmë karshi këtij synimi. Është tejet dekurajuese dhe nuk do të donim që betejat e gjeneratave të ardhshme të jenë të njëjta me ato që i luftuan prindërit tanë. /InLajmi/

Tags: PSDQeveria e KosovësReciprociteti
Postimi i mëparshëm

Koronavirusi në Shqipëri, 7 raste të vdekjes dhe 820 raste të reja

Postimi tjetër

Policia e Kosovës vë në kontroll edhe rrugët malore në Bërnjak

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
Stuhi e fortë në Gjevgjeli, një person humb jetën nga rrufeja
Kosovë

2 persona arrestohen për tentim vrasje në Drenas, e goditën viktimën me shkop druri në kokë

22 June 2025
Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim
Kosovë

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë
Kosovë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Postimi tjetër
Policia e Kosovës vë në kontroll edhe rrugët malore në Bërnjak

Policia e Kosovës vë në kontroll edhe rrugët malore në Bërnjak

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur më 23 qershor ndër vite?

23 June 2025
Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

Sallatë me kungulleshka, nenexhik dhe borzilok

23 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell, temperaturat pritet të arrijnë deri në 32 gradë celsius

23 June 2025
15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

15 shenjat që tregojnë se partneri juaj (ndoshta) po ju tradhton me dikë tjetër!

23 June 2025
Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

Kreu i OKB: Sulmi i SHBA-së në Iran, “kthesë e rrezikshme në një rajon të tronditur”

23 June 2025
Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje

22 June 2025
Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

Rusia dënon sulmet amerikane në Iran: SHBA ka hapur kutinë e Pandorës

22 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu