Kandidati i PDK-së për Prizren, Shaqir Totaj ka vizituar disa nga bizneset në këtë komunë, duke thënë se bizneset janë shtylla kryesore e ekonomisë, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj vizite Totaj i ka premtuar bizneset për mbështetje të pakursyer edhe për punëtorët për tejkalimin e ndikimeve të pandemisë.
Ai ka thënë se përkrahja do të bëhet nga fondi i cili do të themelohet nga bizneset ekzistuese dhe ato të reja.
Postimi i plotë i tij:
Bizneset janë shtylla kryesore e ekonomisë së Prizrenit. Prandaj, gjatë vizitës në kompanitë Ram Plast e Eurofix, premtova mbështetje të pakursyer për bizneset dhe punëtorët për tejkalimin e ndikimeve të pandemisë. Përkrahja do të mundësohet nga Fondi që do ta themelojmë për bizneset ekzistuese dhe ato të reja. Komuna do të jetë aleati i sektorit të biznesit drejt sukseseve të reja. Bashkë për Prizrenin. /InLajmi/