• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Një muaj paraburgim 3 të dyshuarve për fajde në Deçan

J G nga J G
17 September 2021
në Kosovë
0 0
0
Një muaj paraburgim për personin që u prezantua si agjent i CIA-s
0
SHPERNDARJE
104
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Themelore në Pejë, dega në Deçan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve H.T, A.V dhe A.Ç, të dyshuar për dhënien e parave me fajde.

Sipas komunikatës për medie, kjo masë është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri H.T, në janar të vitit 2020 e në vazhdimësi gjer në muajin maj 2020, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit si pasojë e pandemisë dhe disa borxheve që i kishte”.

“Në atë mënyrë që i pandehuri i jep të dëmtuarit një shumë të hollave në emër të fajdesë të cilën i dëmtuari ia kthen në muajin prill 2020, mirëpo të dëmtuarit i rëndohet edhe më shumë gjendja financiare dhe i pandehuri në muajin maj 2020 i jep përsëri para me fajde duke realizuar kështu dobi pasurore”, thuhet në komunikatë.

Tutje, thuhet se “Pastaj, i pandehuri, në fillim të muajit Maj 2021, me fjalë, seriozisht e kanos të dëmtuarin se duhet të vazhdojë të paguaj fajdenë ose do ta privoj nga jeta, për çka te i dëmtuari shkakton frikë dhe panik. Me këto veprime i pandehuri H.T kishte për të kryer veprën penale fajdeja nga neni 331 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së dhe veprën penale kanosja nga neni 181 par.2 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, “I pandehuri A.V, në muajin tetor 2020, kontrakton një shumë dukshëm jo proporcionale të pasurisë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të dëmtuarit, në atë mënyrë që të dëmtuarit për shkak të pandemisë dhe disa borxheve i rëndohet gjendja financiare ashtu që i pandehuri i jep pare me fajde, të cilën i dëmtuari e paguan çdo muaj”.

“Me këto veprime i pandehuri A.V kishte për të kryer veprën penale fajdeja nga neni 331 par.2 lidhur me par.1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Gjykata sqaron po ashtu se, “I pandehuri A.Ç, në janar të vitit 2020 e në vazhdimësi gjer me datë 15.09.2021, me dashje ndihmon personin tjetër në kryerjen e veprës penale të fajdesë në atë mënyrë që, të dëmtuarit në vitin 2019 për shkak të pandemisë dhe disa borxheve i rëndohet gjendja financiare ashtu që i pandehuri A.Ç ndërmjetëson te i pandehuri H.T, që t’i jep të dëmtuarit një shumë të hollave në emër të fajdesë”.

“Me këto veprime i pandehuri A.Ç kishte për të kryer veprën penale Ndihma në kryerjen e veprës penale fajdeja nga neni 331 par.2 lidhur me par.1 lidhur me nenin 33 të KPRK-së. Të pandehurve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se të njëjtit i kanë kryer veprat penale për ta cilat dyshohen”, thuhet në komunikatë.

“Gjithashtu, gjykata duke pas parasysh peshën e veprës penale dh karakteristikat personale të pandehurve, ka vlerësuar se ekziston rreziku se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri mund të kryej vepër të re penale, të përsërisin veprën penale apo të arratisen e me këtë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale. Gjykata sipas detyrës zyrtare vlerësoi edhe masat tjera alternative për sigurinë e pranisë së të pandehurve në procedurë mirëpo, gjeti se në ketë fazë të procedurës asnjë masë tjetër alternative nuk do të ishte e adekuate”, thuhet në komunikatë, përcjell Telegrafi.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Tags: DeçanFajdeParaburgim
Postimi i mëparshëm

Gecaj nga Parlamenti Studentor: Vendimi i sotëm, lehtësi dhe nxitje e madhe për studentët

Postimi tjetër

Bytyqi e vlerëson si populizëm të Qeverisë Kurti lirimin e studentëve nga pagesa

Të ngjajshme Postime

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim
Kosovë

Provimi i maturës nis me 18.800 nxënës, MASHTI vendos rregulla të rrepta anti-kopjim

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë
Kosovë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës
Kosovë

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot mjaft i nxehtë dhe me zagushi, temperaturat maksimale deri në 33 gradë celsius

19 June 2025
Postimi tjetër
Bytyqi e vlerëson si populizëm të Qeverisë Kurti lirimin e studentëve nga pagesa

Bytyqi e vlerëson si populizëm të Qeverisë Kurti lirimin e studentëve nga pagesa

Lajmet e fundit

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu