Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është raportuar si i zhdukur në polici, pasi i njëjti ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, përcjell InLajmi.
Rasti ka ndodhur në fshatin Vatë të Kaçanikut, teksa bëhet e ditur se i zhdukuri jeton në Austri dhe kishte ardhur për pushimë në Kosovë.
PERSON I ZHDUKUR/Fsh. Vatë, Kaçanik 01.09.2021 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Viktima jeton në Austri dhe ishte në Kosovë për pushime. Njësitë policore janë duke hetuar rastin. /InLajmi/