Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka komentuar situatën me koronavirus në vend, përcjell InLajmi.
Musliu përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një kërkesë të sajë për ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, në të cilën kërkon që ai të dorëhiqet në muajin Prill.
Me statusin e publikuar deputetja, ka shkruar se kërkesa e saj para 5 muajsh për Vitinë, tanimë nuk kryen punë.
“Kjo ishte kerkesa ime para 5 muajve për Arben Vitin, tani është teper vonë, as dorëheqja s’kryen punë!”, ka shkruar Musliu.