Pas lajmit se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kritikuar shtetin zviceran për mosvaksinimin e emigrantëve të Kosovës, ka ardhur reagimi i Melihate Tërmkollit, përcjell InLajmi.
Ish-zyrtarja e LDK-së, është shprehur se shqiptarët që jëtojnë në Zvicër qenkan obligim i atij vendi vetëm për vaksina e virus, duke shtuar se ata qenkan tanët vetëm për para dhe vota.
“Shqiptarët që jetojnë në Zvicër, për virus e vaksina qenkan obligim i Zvicrës! Kështu paska thanë hiq më pak se Presidentja e Kosovës! Ndërsa po i bie që janë tanët veç për para dhe për vota! A doni hala?!”, ka shkruar Tërmkolli në rrjetin social Facebook./InLajmi/