Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar se e ka emëruar Faton Abdullahun, zëdhënës të PDK-së, përcjell InLajmi.
Krasniqi thënë se Abdullahu i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike.
Ai ka shtuar se prej ardhjes së tij në PDK, ai ka dhënë kontribut të çmuar në pikëpamje politike e tematike, ndërsa tani e tutje do jetë zë i PDK-së në qëndrimet publike.
Postimi i plotë i tij: :
Fatoni i takon brezit të intelektualëve me traditë të thellë demokratike, i cili ka dhënë kontribut shoqëror e intelektual në disa rrafshe, duke shërbyer si një kritik objektiv e kompetent për zhvillimet socio politike në shoqërinë tonë.
Që prej ardhjes së tij në PDK, ai ka dhënë kontribut të çmuar në pikëpamje politike e tematike, ndërsa tani e tutje do jetë zë i PDK-së në qëndrimet tona publike. /InLajmi/