Çdo ditë e më shumë është duke u rënduar situatat me koronavirus në Kosovë, dhe rreth kësaj, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shpërndarë një video për qytetarët, përcjell InLajmi.
Gjatë kësaj video, Kurti ka bërë të ditur se do të 6 fishohet numri i inspektorëve, duke i shtuar edhe 85 të tjerë.
Ai ka thënë se se numri i shtretërve është rritur, ndërsa oksigjenimi qëndror është shtrirë nëpër spitale rajonale.
“E sot pritet të vijnë edhe 53.200 vaksina”, thotë Kurti.
Në përfundim të videos Kurti u bën thirrje qytetarëve të vaksinohen.