Analisti, Albert Krasniqi ka bërë të ditur se Kosova është vendi i 2-të në botë për më së shumti raste të reja me koronavirus, që sipas tij Kosova gjithashtu është në mesin e 5 vendeve me rrezikshmërinë më të lartë për të udhëtuar, përcjell InLajmi.
Sipas Krasniqit deri në këtë gjendje vendi ka ardhur nga dështimi i Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë.
Tutje Krasniqi ka thënë se nga ana e Qeverisë nuk është marrë asnjë masë dhe janë sjellur sikur nuk ka pandemi.
Postimi i plotë i tij:
Për vetëm një javë, janë regjistruar 13,956 raste të reja me COVID-19, prej të cilëve 75 persona kanë humbur jetën.
Kosova është vendi i dytë në botë për më së shumti raste të reja në 100 mijë banorë, dhe është në mesin e 5 vendeve me rrezikshmërinë më të lartë për të udhëtuar.
Krejt këtu erdhëm nga dështimi i Qeverisë për të menaxhuar me pandeminë. Asnjë masë! U soll thuajse nuk ka pandemi. Një dyqan tregtar, Zara, u soll më me përgjegjësi ndaj klientëve të vet duke kërkuar vendosjen e masave, sesa Qeveria ndaj qytetarëve të saj. /InLajmi/