• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Bota

Vdesin 7 persona në kaosin e krijuar në aeroport të Kabulit

J G nga J G
22 August 2021
në Bota
0 0
0
Vdesin 7 persona në kaosin e krijuar në aeroport të Kabulit
0
SHPERNDARJE
24
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

7 civilë afganë kanë vdekur në turmat e krijuara jashtë Aeroportit të Kabulit, derisa njerëzit kanë tentuar të ikin nga regjimi i talibanëve në Afganistan, ka thënë Ministria e Mbrojtjes në Britani të Madhe.

“Kushtet në teren mbesin jashtëzakonisht sfiduese, mirëpo ne jemi duke bërë gjithçka që mundemi për të menaxhuar situatën në mënyrë sa më të sigurt që mundemi”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ministrie përmes një deklarate.

Skenat kaotike jashtë Aeroportit të Kabulit janë parë tash e disa ditë, pasi përveç njerëzve që kanë tentuar të ikin, edhe qeveritë kanë nisur procedurat e evakuimit të qytetarëve të tyre dhe kolegëve afganë.

Rreth 4.500 trupa amerikane janë duke kontrolluar përkohësisht Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai në Kabul.

Edhe 900 ushtarë britanikë janë po ashtu duke patrulluar në aeroport, për të siguruar fluturimet e evakuimit.

Militantët talibanë është raportuar se kanë krijuar pika kontrolli në perimetrin afër aeroportit dhe janë duke bllokuar afganët pa dokumente udhëtimi që të hyjnë në atë zonë.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar qytetarët e vet që të shmangin Aeroportin e Kabulit, pas shqetësimeve për sulme potenciale nga dega e grupit militant, Shteti Islamik (IS) në Afganistan.

Alarmi për sigurinë, që është lëshuar të shtunën, u kërkon shtetasve amerikanë që të qëndrojnë larg këtij ambienti “për shkak të kërcënimeve për sigurinë jashtë portave”.

Vetëm individëve që iu kërkohet ta bëjnë këtë rrugëtim nga ndonjë përfaqësues i Qeverisë amerikane, mund të veprojnë ashtu, është thënë në njoftim.

Zyrtarë amerikanë për mbrojtje kanë thënë se janë duke monitoruar zhvillimet dhe janë duke shikuar për rrugë alternative.

Talibanët kanë pretenduar fitore më 15 gusht, pasi kanë marrë kontrollin e kryeqytetit, Kabulit, pas gati 20 vjetëve të dhënies fund të prezencës ushtarake të forcave të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

Qeveria ka rënë dhe presidenti Ashraf Ghani ka ikur nga shteti.

Talibanët kanë fituar kontrollin e Afganistanit pak ditë para afatit të fundit – 31 gusht – për tërheqje të forcave ndërkombëtare nga ky shtet.

Forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara kanë rrëzuar talibanët nga pushteti në tetor të vitit 2001.

Talibanët kanë qenë duke strehuar atëbotë Osama Bin Laden dhe figura tjera të Al-Kaidës, të lidhura me sulmet e 11 shtatorit të po atij viti në Shtetet e Bashkuara, shkruan REL.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se tërheqja amerikane tani është e arsyeshme, pasi forcat amerikane janë siguruar që Afganistani nuk do të bëhet më bazë për xhihadistë të huaj që të kryejnë komplote kundër Perëndimit.

Tags: AfganistanKabuliSHBA
Postimi i mëparshëm

Sulmohen me rreze laser aeroplanët që kalojnë në Kosovë

Postimi tjetër

Flasin nga Hoteleria dhe Gastronomia: Nuk jemi fajtorë të vetëm për rritjen e rasteve

Të ngjajshme Postime

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët
Bota

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

19 June 2025
AP: Edhe disa kosovarë në mesin e personave të evakuuar nga Izraeli
Bota

AP: Edhe disa kosovarë në mesin e personave të evakuuar nga Izraeli

19 June 2025
Irani: Ndërhyrja e një pale të tretë do shkaktonte reagim të menjëhershëm
Bota

Irani: Ndërhyrja e një pale të tretë do shkaktonte reagim të menjëhershëm

19 June 2025
BBC: Vendndodhja sekrete bërthamore e Iranit që vetëm një bombë amerikane mund ta godasë
Bota

BBC: Vendndodhja sekrete bërthamore e Iranit që vetëm një bombë amerikane mund ta godasë

19 June 2025
Spanja rrezikon të prishë samitin e NATO-s, duke kundërshtuar kërkesën e Trumpit për rritje të shpenzimeve
Bota

Spanja rrezikon të prishë samitin e NATO-s, duke kundërshtuar kërkesën e Trumpit për rritje të shpenzimeve

19 June 2025
Raketa Starship e SpaceX shpërthen në flakë gjigante në vendin e testimit në Teksas
Bota

Raketa Starship e SpaceX shpërthen në flakë gjigante në vendin e testimit në Teksas

19 June 2025
Postimi tjetër
Flasin nga Hoteleria dhe Gastronomia: Nuk jemi fajtorë të vetëm për rritjen e rasteve

Flasin nga Hoteleria dhe Gastronomia: Nuk jemi fajtorë të vetëm për rritjen e rasteve

Lajmet e fundit

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe vranësira lokale

20 June 2025
Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

Ky truk ideal për verën të kushton 0 lekë dhe mund ta kopjosh nga J.Lo

19 June 2025
“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

“Pse po vriten fëmijët në Gaza”? Gjenerali izraelit i përgjigjet Grida Dumës: Ne luftojmë terroristët, jo gratë e fëmijët

19 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu